Blog

30.11.2023
 

Partner App

30.11.2023

Gjithçka për suksesin tuaj në një aplikacion

Si një sipërmarrës, ju e dini se koha dhe efikasiteti janë vendimtare. Me myWorld Partner App, ne kemi zhvilluar mjetin e duhur që ju të menaxhoni dhe drejtoni biznesin tuaj edhe më me sukses - të gjitha në një aplikacion të vetëm.

Qoftë në rrugë apo në desktopin tuaj

Aplikacioni Partner App ju jep akses në informacione dhe mjete të rëndësishme në çdo kohë dhe kudo, qoftë në desktop, smartphone apo tablet. Me vetëm disa klikime, ju mund të hyni në Partner Suite dhe Partner App nëpërmjet zonës së hyrjes në faqen e internetit të myWorld Partner. Dëshironi gjithashtu të regjistroni shitje, të regjistroni konsumatorë dhe të shikoni statistikat në pajisjet tuaja celulare? Atëherë shkarkoni Partner App nga App Store ose Google Play Store dhe hidhini një sy kompanisë tuaj duke lëvizur. Kuriozë? Bashkohuni me ne tani në një turne të vogël në Partner App!




Paneli dhe veçoritë kryesore

Kur hyni në Partner App tuaj, ju jo vetëm që merrni një përmbledhje fillestare të shitjeve tuaja nga panelin juaj, por gjithashtu keni akses direkt në veçoritë kryesore për të patur më shumë shitje. Ju mund të krijoni shpejt dhe lehtë një 'Cashback Deal' dhe 'Regjistro klientët' këtu. Për më tepër, ju mund të shikoni transaksionet tuaja të fundit për të marrë një pasqyrë më të mirë të aktiviteteve të biznesit tuaj.

Krijimi i Cashback Deals

Krijo një Cashback Deal në Partner App me vetëm disa klikime për të gjeneruar më shumë shitje. Mund ta përdorni drejtpërdrejt nga paneli i kontrollit ose nga menuja anësore. Ju gjithashtu mund të gjeni udhëzime se si të krijoni një Deal tuajin këtu. Me Deal, ju mund t'i shpërbleni konsumatorët me më shumë Cashback dhe Shopping Points duke tërhequr vëmendjen e tyre.




Veçori dhe avantazhe të tjera

Ne po punojmë vazhdimisht për të përmirësuar dhe zgjeruar Partner App dhe t'ju ofrojmë edhe më shumë Benefits si nje myWorld Partner. Qëllimi ynë është ta bëjmë jetën tuaj si pronar biznesi më të lehtë, në mënyrë që të shpenzoni më shumë kohë dhe energji për t'i bërë konsumatorët tuaj të lumtur dhe për të drejtuar me sukses biznesin tuaj.

Me myWorld Partner App, i keni gjithmonë në majë të gishtave të gjitha mjetet që ju nevojiten për këtë. Këtu është një përmbledhje e veçorive më të rëndësishme:

  • Njohja manuale dhe e automatizuar e të ardhurave
  • Regjistrimi dhe menaxhimi i konsumatorit
  • Regjistrimi i thjeshtësuar i konsumatorit përmes kodit QR dhe link-ut personal të referimit
  • Veçoria Scan & Go  përfsh. procesin e automatizuar i aprovimit
  • Krijimi i Cashback Deals për shitje maksimale
  • Statistikat dhe analizat

Për më tepër, do të gjeni një përmbledhje të komenteve të shkruara nga konsumatorët në faqen tuaj Partner App. Përveç kësaj, ju mund të menaxhoni shpejt dhe me lehtësi të dhënat e konsumatorëve tuaj, ti identifikoni konsumatorët tuaj kryesorë me një shikim, të shtoni konsumatorë ose të importoni të dhënat e konsumatorëve si një listë Excel. Me një klikim të thjeshtë në "Bazën e të dhënave të konsumatorëve" mund të shihni edhe ditëlindjet e ardhshme të klientëve tuaj.
Në seksionin e Statistikave do të gjeni opsione të shumta për të analizuar konsumatorët tuaj, shitjet, shitjet tuaja nga palët e treta dhe Marketing Bonus. Përcaktoni vetë se çfarë dëshironi të shihni dhe caktoni vetë periudhën e analizave tuaja statistikore. Në këtë mënyrë ju merrni informacione të rëndësishme për suksesin e biznesit tuaj.

Shkarkoni ose përditësoni tani

Kapni suksesin më shpejt! Përdorni versionin më të fundit të myWorld Partner App tani. Përfitoni nga të gjitha veçoritë e disponueshme dhe çoni biznesin tuaj në një nivel tjetër. Thjesht shkarkoni ose përditësoni aplikacionin dhe mjeti më i rëndësishëm për suksesin e biznesit tuaj do të jetë i disponueshëm për ju në çdo kohë dhe kudo.
Tek Partner App